×
  • Lajme
  • Lajme

    Muja: Kosova nuk duhet të procedojë me themelimin e Asociacionit

    FrontOnline
    20 Nëntor 2024

    Deputeti i VV-së, Armend Muja, ka kundërshtuar idetë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Sipas tij, së pari Serbia duhet që ta njoh dhe ta pranoj juridiksionin dhe integritetin territorial të Kosovës.

    “Kosova nuk do të duhet të procedoj me themelimin e Asociacionit pa u njohtë juridiksioni i Kosovës dhe rendi i saj kushtetues. Ku donë me themelua atë Asociacion. Kjo logjika ku ata përqendrohen që Kosova të detyrohet të themeloj diçka por në një oazë apo autoritet ku ata nuk dëshirojnë që të njohin as rendin kushtetues e juridik nuk mundesh me bë. Marrëveshja thotë krejt diçka tjetër. Marrëveshja thotë se Serbia pranon që të njohë juridiksioni dhe integritetin territorial të Kosovës’’, tha Muja për RTV21.

    Deputeti Muja i është kundërpërgjigjur edhe deklaratave të ambasadorit të SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, i cili nuk është pajtuar se Serbia po e shkel marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve.

    ‘’Ishte një gjykim i tij. Nuk është edhe gjykimi i parë i zotit Hill. E para që ka pas shkelje të marrëveshjes nga Serbia është evidentuar edhe në raportin e progresit të Serbisë. Padyshim se këto janë faktike. Dërgimi i letrës ku ata tërhiqen nga nga dy pikat e zbatimit të marrëveshjes, natyrisht që është shkelje. E dyta është shkeja e nenit 2 ndërhyrja ushtarake, ligji për të gjykuar qytetarët e Kosovës po ashtu është shkelje e të gjitha pikave të mundshme të marrëveshjes. Nuk e di pse zotit Hill nuk po i duken këto si shkelje’’, tha Muja.

    Nga Rubrika
    Lajme20 Nëntor 2024
    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ka njoftuar se ka filluar subvencionimi i energjisë elektrike për mbi 72 mijë familje të cenueshme,...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Ndërmarrja “Trepça” ia ka ndërprerë marrëdhënien e punës një punëtori me inicialet A.A. Sipas njoftimi të kësaj ndërmarrjeje deri tek ky vendim...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Kryetari i degës së OVL-UÇK në Pejë, Gazmend Syla ka kritikuar kryeministrin Kurti pasi sic thotë ai goditi jo vetëm shqiptarët e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni20 Nëntor 2024
    Cikloni i parë i fuqishëm, i shoqëruar me masa të ftohta me origjinë polare, ka sjellur reshje të dendura shiu dhe bore...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se partia në të cilën bënë pjesë ajo me kohë e kishte kundërshtuar...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka patrulluar me vetura inteligjente në katër komunat veriore. Sipas njoftimit në faqen zyrtare në Facebook, njësitet policore janë...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Emisari i Francës për Ballkanin, Rene Troccaz ka fshirë nga llogaria e tij në “X”, postimin ku përdorte termin “Kosovë e Metohi”....
    Lifestyle20 Nëntor 2024
    Shumë baktere mund të grumbullohen në dhëmbë nëse higjiena orale nuk është adekuate A ka një kohë të mirë dhe një kohë...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Prishtinë-Këshilli Gjyqësorë i Kosovës (KGJK) ka mbetur pa anëtar nga komuniteti serb. KGJK përmes një përgjigje të dhënë për “Betimi për Drejtësi”...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.