Analisti politik, Artan Muhaxhiri, ka folur lidhur me takimet që po zhvillohen në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dialogut.
Ai shtoi për “Front Online” se këto takime nuk pritet të sjellin vendime të rëndësishme, duke i cilësuar ato si formalitete.
Sipas Muhaxhirit, konteksti aktual është negativ, pasi në Serbi po mbahen protesta studentore kundër presidentit Vuçiq, ndërsa në Kosovë ka nisur fushata zgjedhore.
“Takimet në Bruksel janë shndërruar në formalitet, nuk pritët ndonjë vendim i rëndësishëm, kur konteksti aktual është negativ se në Serbi janë duke mbajtur protesta studentore kundër Vuçiq, ndërsa në Kosovë ka filluar fushata zgjedhore dhe ndryshon qasja e Qeverisë ndaj dialogut”, shtoi ai.
Ai theksoi se nuk ka asnjë shpresë për një marrëveshje të arritur, duke vlerësuar se ky proces është në rrezik të rezultojë i pamundur.
“Nuk pritët asgjë e rëndësishme as nga ky takim as nga të tjerët. Do të vërtetohet që arritja e një marrëveshje është e pamundur”, deklaroi Muhaxhiri.
Çka pritet nga takimi Bislimi-Petkoviq? Flasin analistët