Ka ndërruar jetë profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Zejnullah Gruda.
Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e profesorit Zejnullah Gruda.
Ai ka thënë se Gruda ishte ndër profesorët pejan më të shquar, i cili ka dhënë kontribut të madh për botën akademike.
“Prehu në paqe profesor i dashur, Zejnullah Gruda. Ishte njëri ndër profesorët pejan më të shquar dhe themelues të universitetit i cili ka dhënë kontribut të madh për botën akademike. Ngushëllimet i përcjell edhe tek të afërmit e tjerë, miqtë, kolegët dhe studentët e profesorit të ndjerë. I paharruar qoftë kujtimi për profesorin Gruda”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social Facebook.