Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, gjatë një emisioni televiziv ka folur për deklaratat e Zëvendëskryeministrit të Kosovës, nga radhët e LDK-së, Driton Selmanajt, për të pagjeturit.
Muhaxheri tha se deklaratat e tij janë keqkuptuar.
“Ju ka nxjerr prej kontekstit dhe ju ka zmadhu puna se njeri nën afekt flet ndonjë fjalë që nuk ish dashtë me e fol. Ata qytetarë që e kanë përjetu këtë e dinë çka do të thotë. Gjyshja jem ka pre kurbana për ata që i ka pasur të humbur. E di vetëm ai që e ka përjetu. Është tepër e ulët me e përdor dikush për qëllime politike”, ka thënë Muhaxheri