Pas suksesit të arritur në Portugali, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka pritur në takim xhudistët tanë.
Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova fituan medalje të arta në Kampionatin Evropian, Nora Gjakova medalje të bronztë, derisa Laura Fazliu dhe Loriana Kuka zunë vendet e pesta, shkruan FrontOnline.
I pari i Pejës është shprehur i lumtur me sukseset e xhudistëve të Kosovës, derisa i ka quajtur “ambasadorët” më të mirë të vendit.
https://www.facebook.com/gazmuhaxheri/posts/310849143732161?__cft__[0]=AZWlogem4cIEZKRt6GK_NhtV7_f1P3LVktdZdmiUoeEVrmcz0hZRWL8ifZWCV5nJKGpUsLID4_z6xpClO9ajFsMTXIO5V5VyjfVbA0Q6YK3EaI75rKU_I9b2SKZqTRwkf0OHsdxrcy1l4sfcUljoeIvm&__tn__=%2CO%2CP-R
Postimi i plotë i Muhaxherit:
“Sot me kënaqësi kam pritur ekipin përfaqësues të xhudos dhe ambasadorët tanë më të mirë, që në fundjavë dolën të parët në Europianin e mbajtur në Portugali. Kënaqësi e veçantë ta shohim Kosovën të renditur në mesin e 45 shteteve të Europës, ku kampionë dolën Distria Krasniqi e Akil Gjakova, kurse e bronztë përfundoi Nora Gjakova dhe vendet e pesta i zunë Laura Fazliu e Loriana Kuka. Padyshim që Peja është një qytet me histori dhe traditë!“./FrontOnline/