Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri ka folur për Radio 1 për zhvillimet e fundit në LDK pas zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe situatën brenda partisë si dhe Vjosa Osmanin.
Muhaxheri ka thënë se mesazhi i qytetarëve në zgjedhjet e fundit ka qenë shumë i qartë.
Ndërsa ka folur edhe për ish-bashkëpartiaken e saj, Vjosa Osmani, e cila ka qenë kandidate për presidente e listës së VV’së.
“E kom pas kolege, besoj që mundet me kry rolin e Presidentes, te shohim qysh e bjen jeta në realitet, sa ka me qenë efikase në menaxhimin e institucioneve kryesore të shtetit.”, ka thënë ai për Radio 1.