Disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë parë para oborrit të Komunës së Pejës para pak minutash.
Mirëpo, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri për IndeksOnlinen ka thënë se nuk është duke u zhvilluar asnjë aksion i policisë në këtë komunë por policia po e siguron objektin.
Sipas tij, opozita është duke e mbajtur një aksion të cilin Muhaxheri e cilësoi si “një film”.“Jo nuk ka asnjë aksion, policia po e siguron objektin e komunës pasi opozita po xhiron një “film” aty”, tha ai.