Kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri ka konfirmuar se do të jetë në garë për zgjedhjet lokale.
Muhaxheri në “Debat Plus” thotë se nëse nuk arrin të rizgjidhet kryetar i Pejës, nuk do të jetë nënkryetar i LDK-së e as kryetar i degës në Pejë.
“Nëse humbi zgjedhjet në Pejë nuk do të jem as nënkryetar i partisë e as kryetar i degës së LDK-së [në Pejë]. Duhet të promovojmë standard të ri, atë që unë e kam kërkuar shumë herë. Duhet ta sjellim një standard siç është në partitë demokratike të djathta që në momentin kur i humb zgjedhjet duhet të lëshoj rrugë”, tha ai, përcjell Telegrafi
Muhaxheri thotë se Abdixhiku mund t’ia kërkojë Hazirit të rikandidoj në Gjilan.
“Haziri e merr vendimin nëse dëshiron ta masë veten apo jo”.
Sipas Muhaxherit edhe Anton Quni mund t’i futet garës në Prizren, por sipas tij kjo mund të jetë më problematike për shkak të pozitës së deputetit që ai mban.