×
  • Lajme
  • Lajme

    Muhaxheri: Mos formimi i institucioneve dëmton ekonominë, qytetarët dhe frikëson investitorët e huaj

    FrontOnline
    26 Prill 2025

    Arton Muhaxheri, njohës i çështjeve ekonomike, ka deklaruar  se mosformimi i institucioneve pas zgjedhjeve ka pasoja të rënda, jo vetëm në nivelin politik, por edhe në nivelin ekonomik. Sipas tij, Kosova po paraqitet si një shtet jo serioz dhe i paqëndrueshëm, duke dërguar sinjale negative për investitorët potencialë, të cilët kërkojnë stabilitet politik dhe funksionalitet institucional për të investuar.

    ‘’ Mos krijimi i institucioneve pas zgjedhjeve ka pasoja serioze për vendin, si brenda ashtu edhe jashtë. Në radhë të parë, Kosova paraqitet si një shtet jo serioz dhe i paqëndrueshëm. Kjo dërgon sinjale negative tek investitorët potencialë, të cilët kërkojnë stabilitet politik dhe funksionalitet institucional para se të marrin vendime për të investuar’’, tha Muhaxheri.

    Muhaxheri ka theksuar se vonesat në krijimin e institucioneve kanë krijuar pasiguri për qytetarët dhe bizneset, duke bllokuar zhvillimin ekonomik dhe investimet e planifikuara. Pa një qeveri funksionale, sipas tij, buxheti nuk miratohet në kohë, investimet publike nuk nisin, dhe projektet zhvillimore mbeten të paralizuara.

    ‘’ Vonesat në formimin e institucioneve krijojnë pasiguri – si për qytetarët, ashtu edhe për bizneset. Askush nuk di çfarë do të ndodhë me politikat fiskale, me subvencionet, me projektet kapitale. Kjo paralizon zhvillimin ekonomik dhe i bllokon investimet e planifikuara, Në mungesë të një qeverie funksionale: Nuk miratohet buxheti në kohë’’,  deklaroi Muhaxheri.

    Po ashtu, krijohet  një imazh të dobët ndërkombëtar për Kosovën, duke i larguar investimet e huaja dhe duke e ndaluar rritjen e ekonomisë.

    Në fund, ai ka paralajmëruar se këto vonesa dhe pasiguri nuk janë thjesht çështje politike – ato kanë pasoja të drejtpërdrejta për mirëqenien e qytetarëve. Sa më shumë të vonohet formimi i institucioneve, aq më të thella bëhen pasojat ekonomike dhe sociale për Kosovën.

    ‘’Dëmet janë të shumta: Ndërtohet imazh i dobët ndërkombëtar. Largohet kapitali i huaj. Ekonomia stagnon. Rritet papunësia. Shteti duket i paaftë për të funksionuar normalisht. Në fund të ditës, këto vonesa nuk janë vetëm çështje politike – janë çështje që prekin drejtpërdrejt mirëqenien e qytetarëve. Sa më gjatë të mbetemi pa institucione, aq më të thella bëhen pasojat ekonomike dhe sociale’’, përfundoi Muhaxheri.

    Alarmojnë ekspertët/ Kosova pa Qeveri, ekonomia merr tatëpjetën

    Nga Rubrika
    Lajme30 Maj 2025
    Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka komentuar ngërçin politik të Kuvendit. Ai ka vlerësuar se zhbllokimi i ngërçit aktual nuk mund të...
    Lajme30 Maj 2025
    Deputetja Duda Balje është lajmëruar nga Shkupi duke publikuar një fotografi me motoçikletë dhe siç duket në shoqërimin e bashkëshortit të saj....
    Lajme30 Maj 2025
    Kurti ia bën për hair kandidaturën për mandat të dytë Bulliqit, “vështirë të gjendet komunë me kaq investime” Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur...
    Të tjera
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Një parcelë me rreth 1000 fidanë kanabisi është zbuluar në fshatin Libofshë të Fierit, në kuadër të operacionit kombëtar “Koordinata” kundër kultivimit...
    Lajme30 Maj 2025
    Ushtarët e Policisë Ushtarake të caktuar në Komandën Rajonale Lindje të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, kanë përfunduar me sukses një...
    Sport30 Maj 2025
    Hansi Flick ka pasur një ndikim transformues te Barcelona që nga ardhja e tij verën e kaluar te gjigantët e La Ligës....
    Kronika30 Maj 2025
    Gjykata Themelore në Pejë të premten ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Jon Hotit, duke e dënuar me dënim unik prej 24 vjet...
    Kronika30 Maj 2025
    Një shtetas i Serbisë është arrestuar në pikën kufitare të Vërmicës pasi kishte tentuar t’i japë ryshfet zyrtarit policor të Kosovës. Ai...
    Lajme30 Maj 2025
    Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë me dije se njëra nga kompanitë që ka aplikuar për licencim për shitblerje të energjisë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.