×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Muhaxheri: Kriza energjetike pasojë e dështimit shtetëror, bizneset po paralizohen nga ndërprerjet

    FrontOnline
    22 Janar 2026

    Njohësi i ekonomisë, Arton Muhaxheri, për FrontOnline, ka vlerësuar se kriza aktuale energjetike në Kosovë dhe mungesa e energjisë elektrike, veçanërisht për bizneset, nuk janë pasojë e mungesës reale të rrymës, por e dështimit shtetëror dhe keqmenaxhimit ndër vite.

    Sipas Muhaxherit, institucionet kanë improvizuar për një periudhë të gjatë, duke heshtur për problemet strukturore dhe duke u mjaftuar me premtime, ndërsa sot pasojat po i bartin qytetarët dhe sektori privat.

    “Terri energjetik është pasojë e drejtpërdrejtë e dështimit shtetëror, jo e mungesës së rrymës. Me vite është improvizuar, është heshtur dhe janë shitur premtime, ndërsa sot qytetarët dhe bizneset po e paguajnë çmimin’’, ka deklaruar Muhaxheri, për FrontOnline.

    Ai ka theksuar se ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike po e paralizojnë ekonominë, duke rritur kostot e operimit për bizneset dhe duke dëmtuar rëndë sigurinë për prodhim dhe investime.

    “Ndërprerjet po e paralizojnë ekonominë, po rrisin kostot dhe po e shkatërrojnë çdo siguri për prodhim e investim. Një vend që s’e garanton energjinë, nuk mund të flasë seriozisht për zhvillim”, ka theksuar ai.

    Muhaxheri ka bërë thirrje që Qeveria të marrë përgjegjësinë pa justifikime dhe ta trajtojë energjinë si çështje të sigurisë kombëtare.

    “Qeveria duhet ta pranojë përgjegjësinë dhe ta trajtojë energjinë si çështje të sigurisë kombëtare. Nevojitet një plan urgjent, investime konkrete dhe menaxhim profesional, jo propagandë”, ka shtuar ai.

    Sipas tij, nëse nuk ndërmerren masa serioze dhe të menjëhershme, pasojat e krizës do të thellohen edhe më tej.

    “Përndryshe, terri nuk është vetëm në rrjetin elektrik, por në qeverisje, dhe pasojat po i bartin qytetarët dhe bizneset çdo ditë”, ka shtuar Muhaxheri./Front Online

    Kosova në terr energjetik/ Njohësit: Po dëmtohet ekonomia dhe po rrezikohen rëndë bizneset

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Lajme03 Mars 2026
    Ramush Haradinaj, për herë të parë ka bërë publike letrat drejtuar Abdixhikut dhe Hamzës, me datë 21 janar të këtij viti, duke kërkuar...
    Lajme03 Mars 2026
    Përkunder takimeve të ditëve të fundit, partitë politike në vend nuk kanë arritur të pajtohen për një president konsensual. Analisti politik Albert...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit, pas një seri sulmesh dhe kundër‑sulmesh midis Shteteve të Bashkuara...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Lajme03 Mars 2026
    Ramush Haradinaj, për herë të parë ka bërë publike letrat drejtuar Abdixhikut dhe Hamzës, me datë 21 janar të këtij viti, duke kërkuar...
    Lajme03 Mars 2026
    Deputetja e PDK-se Arbnora Salihu ka njoftuar se propozimi i saj për zgjerimin e fushëveprimtarisë së Komisionit për Kulturë, Turizëm dhe Sport,...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i Lëvizjes Socialiste në Serbi, ka kërcënuar me sulme kundër Kosovës, kryeministrit Albin Kurti dhe...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën tha se Shtetet e Bashkuara do të ndërpresin tërë tregtinë me Spanjën pasi vendi evropian refuzoi...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.