Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka folur rreth gjendjes aktuale në LDK.
Mes shumë çështjesh të diskutuara, ai tha se nuk është e saktë fjalia se kryesia e Lidhjes Demokratike po frikësohet të thotë se kreu i saj e ka pasur gabim me vendimet e së kaluarës.
Ai tha se vendimet e Isa Mustafës kanë qenë të mirëpritura tek strukturat e partisë, sepse në fakt ai kishte besim nga institucionet në fjalë, për më tepër ata e kanë votuar atë.
“Jo nuk pajtohem me këtë konstatim. Nuk mund të thuhet se Isa Mustafa i kishte marrë vendimet vetë, pasi ai gëzonte besimin e kryesisë. Pastaj, ne kemi bërë sondazhe dhe ajo që shihet është se struktura e LDK-së, ka mbetur po ajo. Nuk ka shkuar asnjëra pjesë me Vjosën”, tha ndër të tjera Muhaxheri