Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri ka thënë se ish-nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka qenë një person që e ka dëmtuar partinë dhe ka sjellë energji negative në LDK.
Muhaxhiri ka thënë se Veli i është imponuar për të qenë ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike dhe kjo i ka sjellë dëm partisë.
“Kjo është ajo energjia e keqe, që fola më herët. Unë ia kam tërhjekur vërëjtjen zotërit Veliu, që mos ta lë postin e kryetarit të Podujevës për t’u bërë ministër. Por, ai mendojke vetëm për vete. Edhe ju imponojke kryetarit Mustafa. Shikoni se çka na ndodhi“, tha ndër të tjera Muhaxheri në Debat Plus.