×
  • Lajme
  • Lajme

    Muharremi letër të hapur ZRRE-së: Mos miratoni asnjë vendim për shtrenjtim të rrymës, do të ishte me pasoja të rënda

    FrontOnline
    11 Prill 2025

    Analisti Shenoll Muharremi i është drejtuar me letër të hapur Zyrës së Rregullatorit për Energji, pikërisht në ditën kur ZRRE-ja pritet të vendosë për çmimin e energjisë elektrike.

    Muharremi ka kërkuar nga ZRRE-a që të mos miratojnë asnjë vendim i cili sjell rritje të tarifave të energjisë, pasi që sipas tij një vendim i tillë do të ishte me pasoja të rënda për ekonominë.

    “Të mos miratoni asnjë vendim që sjell rritje të mëtejshme të tarifave të energjisë elektrike. Një vendim i tillë do të ishte me pasoja të rënda për ekonominë tonë fragjile. Të mos merrni vendime që rrisin tarifat përsëri pa një Kuvend funksional. ZRRE i jep llogaridhënie Kuvendit të Kosovës, i cili sot nuk është funksional. Kjo duhet të nënkuptojë vetëpërmbajtje dhe respekt për situatën institucionale të vendit”, thuhet në letren e Muharremit drejtuar ZRRE-së.

    Postimi i plotë:

    Letër e hapur për anëtarët e bordit të ZRRE-së

    Të nderuar anëtarë të bordit të ZRRE-së,

    Sot nuk është një ditë pune e zakonshme. Sot, vendimi juaj ka një peshë shumë më të madhe sesa një vendim teknik. Ai është vendim socio-ekonomik, politik, dhe jetik për qindra mijëra qytetarë dhe mijëra biznese të Kosovës.

    Rritja e çmimeve të energjisë gjatë viteve të fundit ka prekur thellë çdo sferë të jetës nga buka, vaji, e qumështi e deri tek ilaçet, edukimi i fëmijëve dhe pagesat e kredive. Ky nuk është më një diskutim vetëm për kilovatë dhe tarifa. Është një diskutim për ndikimet sociale dhe funksionimin ekonomik të vendit tonë.

    Vitet e fundit fuqia blerëse është goditur. Bizneset tona kanë humbur konkurrueshmërinë. Importi është rritur në nivele të paprecedentë dhe deficiti tregtar në mallra ka kaluar 5 miliardë euro në vit. Punësimi ka shënuar rënie vitin e fundit. Migrimi është rritur. Të gjitha këto janë indikatorë të ndjeshëm që lidhen ngushtë me koston e energjisë dhe mënyrën si menaxhohet ky sektor.

    Prandaj, ju bëj thirrje publike që:

    1. Të mos miratoni asnjë vendim që sjell rritje të mëtejshme të tarifave të energjisë elektrike. Një vendim i tillë do të ishte me pasoja të rënda për ekonominë tonë fragjile.

    2. Të mos merrni vendime që rrisin tarifat përsëri pa një Kuvend funksional. ZRRE-ja i jep llogaridhënie Kuvendit të Kosovës, i cili sot nuk është funksional. Kjo duhet të nënkuptojë vetëpërmbajtje dhe respekt për situatën institucionale të vendit.

    3. Të merrni seriozisht zërin e mijëra qytetarëve, qindra bizneseve, organizatave ekonomike, sindikatave dhe deputetëve të zgjedhur që kanë reaguar kundër këtij vendimi. Asnjëherë më parë ZRRE-ja nuk ka marrë kaq shumë letra dhe reagime, kjo duhet të jetë një sinjal i fortë për reflektim.

    4. Nëse nuk arrini të gjeni një zgjidhje pa rritur çmimin e rrymës të kërkoni zgjidhje në bashkëpunim me qeverinë dhe institucionet e tjera. Ne kemi nevojë për një zgjidhje që nuk gjeneron inflacion dhe që nuk e rrit barrën për qytetarët dhe bizneset.

    Sot nuk jeni vetëm rregullatorë. Sot jeni vendimmarrës për fatin ekonomik dhe social të Kosovës. Mos e ndani vendin nga populli, e as energjinë nga drejtësia sociale.

    Me respekt dhe përgjegjësi.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Maj 2025
    Partia Demokratike e Kosovës ka thirrur konferencë për media për ditën e sotme. Konferenca do të mbahet në Selinë Qendrore të kësaj...
    Lajme16 Maj 2025
    Jeton Mehmeti, ish-kryetar i KOSTT-it, ka thënë se ka mundësi që rritja e çmimit të rrymës mund të anulohet. Ai tha se...
    Lajme16 Maj 2025
    47 liderë evropianë pritet të jenë sot në Tiranë për të marrë pjesë në samitin e 6-të të Komunitetit Politik Evropian. Kjo...
    Të tjera
    Lajme15 Maj 2025
    Në Tiranë është mbajtur një darkë joformale mes liderëve të BE-së dhe krerëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor, në prag të samitit...
    Lajme15 Maj 2025
    Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar ndaj raportimeve për kontratën e diskutueshme të nënshkruar për fabrikën e përpunimit të...
    Lajme15 Maj 2025
    Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka vazhduar vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përveç përfaqësues të shoqatave dhe shumë shqiptaro-amerikan, Behrami...
    Lajme15 Maj 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se PDK nuk do ta votojë për kryetar të Kuvendit asnjë nga emrat...
    Sport15 Maj 2025
    “Jemi në pikën e kuqe të vonesës”. Me këtë deklaratë, kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka ngritur alarmin për...
    Lajme15 Maj 2025
    Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti gjatë fjalimit në shesh pas fitores në zgjedhjet...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.