Atleti nga Kosova, Muhamet Ramadani ka nisur të marrë rezultate të mira edhe në konkurrencën e seniorëve, përcjell FrontOnline.
Ramadani, fitues i medaljes së artë në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj “Baku 2019”, doli i dyti në mitingun e Tivarit të Malit të Zi.
18-vjeçari, më i riu nga 10 pjesëmarrësit, e hodhi gjylën 7.260 kg në largësi 18.64 cm, duke arkëtuar njëkohësisht 1040 pikë të Federatës Botërore të Atletikës (IAAF)./FrontOnline/