Ky ishte goli i tretë i sulmuesit shqiptar në tri ndeshjet e fundit, duke konfirmuar formën e lartë që po kalon këtë sezon.
Goli i qetësisë u shënua pas disa minutash nga Semih Kilicsoy (2-0), duke i dhënë Besiktasit fitoren e dytë në Ligën e Evropës. Mysafirët suedez shënuan me Soren Rieks në kohën shtesë, por kjo nuk solli ndonjë ndryshim.
Muçi ishte prej më të mirëve në fushë, duke u vlerësuar nga SofaScore me notën 8.3.
Pas një muaji mungesë në fushë u kthye edhe Milot Rashica, i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 72-të dhe qëndoi deri në fund në fushë.
Kujtojmë se Rashica kishte pësuar një dëmtim muskulor në ndeshjen e Kosovës ndaj Qipros. /Telegrafi/