Që nga fillimi i pandemisë e deri më sot në vendin tonë janë konfirmuar gjithsej 72 mijë e 500 e me koronavirus, prej tyre 61 mijë e 685 janë shëruar.
Po ashtu ka edhe prej atyre që nuk kanë arritur ta fitojnë betejën me koronavirusin. Deri më sot numri i të vdekurve nga COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 1 mijë e 640.
Në QKUK dhe spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 576 pacientë, prej tyre 9 janë në respiratorë, 24 janë në CPAP dhe 413 me oksigjen.
Më poshtë mund t’i shihni të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë: