×
  • Lajme
  • Lajme

    MSh-ja premton investime në Oftalmologji, ambasadori turk: Spitalet tona të gatshme të hapin qendra në Kosovë

    FrontOnline
    25 Tetor 2024

    Oftalmologët e Kosovës kanë organizuar kongresin e katërt nacional dhe takimin e dytë ballkanik të oftalmologëve.

    Me këtë rast zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha, tha se mbështesin nisma të tilla të cilat ndihmojnë në përparimin e shkencës mjekësore dhe shërbimeve për pacientë.

    Sipas saj, kjo është mundësi e jashtëzakonshme për shkëmbimin e njohurive dhe përparimeve të fundit në fushën e oftalmologjisë. Madje tha se janë bërë investime të mëdha në Klinikën e Oftalmologjisë në QKUK, duke premtuar edhe përmirësim të infrastrukturës e aparatura të reja.

    “Ky kongres i cili bashkon profesionistët e fushës nga rajoni jonë dhe më gjerë është mundësi e jashtëzakonshme për shkëmbimin e njohurive dhe përparimeve të fundit në fushën e oftalmologjisë. Nëpërmjet punës suaj ju kontribuoni në ruajtjen dhe përkushtimin e shëndetit të syrit për mijëra pacientë në vit. Shoqatat profesionale si e juaja, luajnë një rol kyç në avancimin e kësaj fushe duke nxitur dhe përkrahur bashkëpunimin ndërkombëtar dhe shkëmbimin e praktikave më të mira”, u shpreh zëvendësministrja.

    “Për më tepër bashkëpunimi ndërmjet shteteve reflekton mundësinë e përpjekjeve të përbashkëta për të përmirësuar kujdesin shëndetësor. Ministria e Shëndetësisë mbështet plotësisht nisma të tilla të cilat ndihmojnë në përparimin e shkencës mjekësore dhe përmirësimin e shërbimeve për pacientë. Ne jemi të angazhuar për të ofruar mbështetje për zhvillimin e infrastrukturës dhe burimeve njerëzore në fushën e oftalmologjisë dhe për të përmirësuar qasjen e pacientëve tanë në kujdes shëndetësor. Ne si MSh bashkë me ShSKUK kemi bërë investime të mëdha në Klinikën e Oftalmologjisë si në aparaturë dhe infrastrukturë por edhe në Spitale të Përgjithshme. Kemi rritur buxhetin dhe presim rezultate”, u shpreh ajo.

    Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, tregoi për bashkëpunimin shëndetësor ndërmjet Kosovës dhe Turqisë. Ai foli edhe për trajtimin që pacientët kosovarë marrin në Turqi.

    Sipas tij, spitalet nga Turqia janë të gatshme që të hapin qendrat e tyre edhe në Kosovë.

    “Siç e dini, shumë qytetarë të Kosovës preferojnë që të shkojnë në Turqi që të marrin trajtimin e duhur, një pjesë e tyre financohen nga Qeveria e Kosovës, një pjesë e tyre shkojnë në bazë të marrëveshjes bilaterale për shëndetësi e që mbulimi bëhet nga Ministria e Shëndetësisë, por shumica e pacientëve në Kosovë shkojnë në Turqi me shpenzime të tyre dhe unë besoj që ne tashmë mund të kalojmë në një fazë tjetër shëndetësor që të sjellim spitalet turke më shumë këtu në Kosovë dhe rajon, të cilat më pastaj mund ta ruajnë paranë e Qeverisë këtu në Kosovë”, u shpreh ambasadori.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Tetor 2024
    Brenda 24 orëve të fundit janë ngritur 39 aktakuza kundër 48 personave për vepra të ndryshme penale, ka njoftuar Prokurori i Shtetit....
    Lajme25 Tetor 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë dje në pritjen e organizuar nga Ambasada e Austrisë në shënim të Ditës...
    Lajme25 Tetor 2024
    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeminsitër, Bedri Hamza, i ka ftuar të gjithë, qytetarët dhe aktivistët e PDK-së, që më...
    Të tjera
    Bota/Rajoni25 Tetor 2024
    Në orën 03:00 të mëngjesit, në datën 27 tetor, akrepat e orës do të kthehen 60 minuta mbrapa, duke shënjuar kështu fillimin...
    Sport25 Tetor 2024
    Të hënën, mbahet Turneu i XII-të Memorial i shahut për nderë të veprimtarit Mustafë Ibrahimi. Sipas një njoftimi të këshillit organizativ, turneu...
    Sport25 Tetor 2024
    Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho ka bërë reagim qesharak pas pritjes së dyfishtë që e bëri portieri Andre Onana. Manchester United është...
    Lajme25 Tetor 2024
    Zëdhënësi dhe deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, për FrontOnline, mos pjesëmarrjen e VV-së në seancën e jashtëzakonshme që u mbajt dje në...
    Lajme25 Tetor 2024
    Sindikata e Policisë së Kosovës njofton se në rajonin e Prizrenit tek Qendra Sportive “Sezai Surroi” në Prizren, sot dhe nesër organizohen...
    Opinione25 Tetor 2024
    Nga: Oren Cass / The Financial Times Në këtë epokë kaotike politike, është bërë e vështirë të mbash mend nëse njerëzit janë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.