×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    MSH e Maqedonisë: Përgatitje për valë eventuale të coronavirusit në vjeshtë

    FrontOnline
    13 Korrik 2020

    Kryetarët e 16 komunave në vend e mbështetën propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Komisionit për Sëmundje Infektive për formim të “Kovid qendrave” rajonale në qytetet ku tashmë ekzistojnë spitale të përgjithshme dhe shtëpi shëndetësore.

    Nga Ministria e Shëndetësisë theksuan se këto aktivitete zhvillohen në suaza të përgatitjeve të sistemit shëndetësor për valën e koronavirusit në vjeshtë, ndërsa qëllimi është të sigurohet trajtim përkatës dhe triazh i pacientëve pozitiv ose të dyshimtë për Kovid-19, pa e kompromituar punën e rregullt të spitaleve dhe shëndetin e pacientëve tjerë.

    Bëhet fjalë për kapacitete plotësuese kohore, përkatësisht spitale montuese modulare ose krijim i shtigjeve të veçanta dhe kushteve në disa objekte, si dhe vendosje dhe përshtatje e kapaciteteve tjera të caktuara të cilat mund të adaptohen dhe përdoren si Kovid qendra të përkohshme.

    Më 10 korrik në nismën e ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, ndërsa me mbështetje të Bashkësisë së njësive të vetëqeverisjeve lokale (BNJVL), përmes platformës elektronike, u mbajt mbledhje pune me kryetarët e komunave të Gjevgjelisë, Kumanovës, Kavadarit, Strumicës, Kërçovës, Dibrës, Gostivarit, Strugës, Koçanit, Ohrit, Velesit, Tetovës, Shtipit, Manastirit, Resnjës dhe Prilepit. Kërkesat infrastrukturore janë ngushtë të lidhura me personelin, pajisjen dhe resurset, dhe nëse të njëjtat nuk vendosen në fokus, ato mund të paraqiten si faktor i rëndësishëm kufizues, potencojnë nga Ministria.

    Në atë kuptim, siç potencohet, koordinimi strategjik, planifikimi proaktiv, vlerësimi i opsioneve dhe prioritizimi janë të rëndësishme në luftën me koronavirusin.

    “Nga ana e kryetarëve të pranishëm të komunave ishte përshëndetur nisma e Ministrisë dhe ishte pranuar qasja e tillë e koordinimit. Ata e shprehën gatishmërinë e tyre, e theksuan mbështetjen e tyre pa rezerva dhe u pajtuan se do t’i vendosin të gjitha kapacitetet e tyre në dispozicion, në suaza të integrimeve të tyre. Aktivitetet për përgatitje për valë eventuale në vjeshtë të Kovid-19 vazhdojnë më 14 korrik, kur Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për Sëmundje Infektive organizojnë mbledhje me drejtorët e spitaleve të këtyre qyteteve, në lidhje me kapacitetet shëndetësore dhe nevojat teknike që të përgatitet përgjigje përkatëse në kohë e valës eventuale në vjeshtë e Kovid-19 në vend”, deklarojnë nga MSH.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.