×
  • Lajme
  • Lajme

    MPJ me tender ’emergjent’ për dërgesat diplomatike, merr ofertë rreth 900% më të lartë – a do ta lejojë Gërvalla gjakderdhjen e radhës financiare?

    FrontOnline
    01 Nëntor 2024

    MPJ me tender ’emergjent’ për dërgesat diplomatike, merr ofertë rreth 900% më të larte – a do ta lejojë Gërvalla gjakderdhjen financiare të radhës?

    E përballur me skandalin e dështimit me dërgesat diplomatike, Ministria e Punëve të Jashtme ka shpallur tender emergjent për shërbime postare diplomatike.

    Ministrisë që e udhëheq Donika Gërvalla i është ngutur ta gjejë kompaninë që ta kryej këtë punë.
    Për pranimin e ofertave ka lënë një afat vetëm 24 orësh (deri sot). Në këtë tender këtë herë ka aplikuar vetëm një kompani, e cila ne fakt nuk ka kryer kurrë shërbime të tilla për MPJ-në, është e vetmja që po merr pjesë.

    “KCC – FEDEX” ka ofruar t’i kryejë shërbimet postare diplomatike me një çmim shumë të lartë.
    Sipas procesverbalit te hapjes se ofertave, kjo kompani ka aplikuar me çmim me poentim 2,016.00 euro.
    Ky çmim është 64% më i lartë sesa ai që kishte ofruar “A.L DUSHI SH.P.K” (1.304.55 euro). Kësaj kompanie, MPJ ia kishte ndërprerë kontratën pasi kishte dështuar t’i kryente detyrimet kontraktuale për dërgimin e postës diplomatike jashtë vendit. Për pasojë, 406 pasaporta, 165 letërnjoftime dhe 4 vendime për shtetësi nuk kishin shkuar në destinacion. Mediat raportuan se ato kishin humbur.

    Në vendimin e anulimit të kontratës të nxjerrë nga ministria që drejton Donika Gërvalla( më saktësisht nga Kaltrina Dalipi U.D e Divizionit të Prokurimit që ka lidhje familjare me Luan Dalipin shef i stafit në Kabinetin e Kryeministrit Kurti), ishin theksuar vonesat në dërgimin e postës brenda afateve kohore, dëmtime të zarfeve. Gjithashtu MPJD ka konfirmuar se mbi 400 pasaporta dhe mbi 100 letërnjoftime ene s’janë dërguar në adresat ku është dashur. Ndërkohë në media ka pasur raportime se pasaportat në fjalë kanë humbur.

    Çmimi që ka ofruar “KCC – FEDEX” është 865% më i lartë se ai të cilin e kishte ofruar kompania 3P – DHL Express (233.40 euro).

    Këtë çmim, Ministria e kishte shpallur si ofertë financiare “abnormalisht të ulët” dhe kompaninë si ofertues jo të rregullt. Për këtë çështje, 3P – DHL Express ishte ankuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit dhe ndërkohë MPJ ishte detyruar të shpallte tender emergjent.
    Deri sa tenderi ishte në proces të OSHP‘së, MPJD shpall Tender Emergjent dhe Ministria e Punëve të Jashtme ia kishte dhënë kontratën po të njejtës kompani (3P – DHL Express) me po të njëjtin çmim (233.40 euro).

    Pra ne vlerësimin e dytë per tenderin emergjent, oferta e njejtë (3P – DHL Express) si duket per MPJD nuk u konsiderua me “Abnormalisht e Ulët”, pasi qe ishte në nguti ta zgjedhë një kompani që t‘i dërgonte pasaportat dhe dokumentet e bashkeatdhetarëve të cilët ishin vonuar me muaj të tërë. Pra në këtë prokurim, MPJ përdori standarde të dyfishta të vlerësimi të ofertave.

    Më pas MPJ e angazhoi kompaninë “AL DUSHI SH.P.K.”, të cilës u detyrua t’ia ndërpriste kontratën për shkak të dështimit spektakolar për t’i kryer detyrimet e saj kontraktuale.

    Bashkatdhetarët që jetonin në diasporë ishin ankuar se pasaportat e tyre të Kosovës, për të cilat kishin aplikuar përmes konsullatave të Kosovës në këto shtete, u ishin vonuar shumë. Si pasojë e kësaj vonese të gjatë, disa nuk kishin pasur mundësi as të vijnë në Kosovë për pushime verore dhe shumicës prej tyre u ishin “djegur” edhe biletat e avionit që i kishin blerë më herët, duke menduar dhe planifikuar, sipas afateve të premtuara nga po këto konsullata.

    Kryediplomatja e kishte konsideruar të zgjidhur këtë problem muaj më parë. “Zakonisht kur ndërron operatori ekonomik, siç e kemi parë edhe në këtë rast, nganjëherë ai fillimi është pak më i ndërlikuar, mirëpo me aq sa jam unë e informuar kjo çështje është zgjidhur tashmë”, shprehej ajo.

    Po ashtu Gërvalla tha se kompania “AL DUSHI SH.P.K.”, është angazhuar nga OSHP, por ajo gënjeu publikisht për këtë cështje pasi ishte pikërisht Ministria e Punëve të Jashtme që ndryshe njihet edhe si Autoritetit Kontraktual që e kishte angazhuar “AL DUSHI SH.P.K), kishte shpallur fitues kompaninë “AL DUSHI SH.P.K.”, kurse OSHP vetem kishte ratifikuar vendimin e tyre.

    Nga Rubrika
    Lajme01 Nëntor 2024
    Për të tretën herë radhazi, Komisioni hetimor parlamentar për hetimin e teksteve shkollore ka dështuar në mungesë kuorumi. “Po e shihni atmosferën,...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Chad Mair është emëruar si bashkë-mbrojtës ndaj Rexhep Selimit, i cili akuzohet së bashku me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati po insiston se është “i pavërtetë dhe i pasaktë” lajmi se niveli qendror ka shpenzuar 31 milionë...
    Të tjera
    Lajme01 Nëntor 2024
    Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka mbajtur konferencë për media me temën “Çfarë u tha në Raportin e Vendit për...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti para tri ditësh tha se kryeministrat e republikave demokratike nuk formojnë asociacione komunash meqë kjo duhet të vijë nga...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas deklaratës së dhënë nga deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami se Qeveria Kurti i ka...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se do të protestojë më 14 nëntor në ora 11:00 para Ministrisë së...
    Lajme01 Nëntor 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me Këshilltarin Federal të Zvicrës dhe Kryesuesin e Departamentit për Çështje Ekonomike të Arsimit dhe...
    Sport01 Nëntor 2024
    Ekipi i Kosovës është nisur nga Valencia në orën 7:30 të mëngjesit të së premtes, pas katër ditësh i bllokuar në këtë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.