×
  • Lajme
  • Lajme

    MPJ i reagon Rusisë: Po doni ta pengoni pajtimin tonë me Serbinë

    FrontOnline
    27 Shkurt 2021

    Një ditë më parë zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova publikoi një fotografi me mbishkrimin ‘Kosova është Serbi’.

    Kundërshtimi i pavarësisë së Kosovës sikur nuk i mjaftoi Zakharovës që u shpreh se përpjekja për të normalizuar në formë të përshpejtuar raportin mes Prishtinës dhe Beogradit, është shkatërruese.

    “Ne e konsiderojmë çdo përpjekje për të përshpejtuar të ashtuquajturën normalizim përfundimtar midis Beogradit dhe Prishtinës dhe vendosjen e një afati kohor arbitrar për arritjen e kësaj si shkatërruese. Është më e rëndësishme të koordinohet një plan i zbatueshëm që gjithashtu do të pranohet nga publiku”, shkroi Zakharova në rrjetin social Twitter.

    Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës në një përgjigje për Klan Kosovën ka thënë se kjo nuk është hera e parë që rusët tentojnë të përçajnë, dhe kësisoj po mundohen ta rrënojnë ndikimin perëndimor dhe ta shtrijnë atë rus në rajon.

    “Prej fillimit të dialogut Kosovë-Serbi, përmes veprimeve të saj Rusia gjithmonë është përpjekur të pengojë arritjen e një marrëveshje. Ndërtimi i një baze “humanitare” në Nish në afërsi me Kosovën, nisja e trenit të sponsoruar nga Rusia për t’u futur dhunshëm në Kosovë, organizimi i incidenteve në veri të vendit nga pjesëtarë rusë të UN në Kosovë, si dhe shumë veprime të tjera publike dhe jopublike në forume të ndryshme ndërkombëtare, tregojnë qartë për tendencën përçarëse ruse për të penguar procesin e pajtimit dhe ta prishur paqen në rajon”, thuhet ndër të tjera në përgjigjen e MPJ-së.

    Zakharova veç dialogut komentoi edhe situatën në Kosovë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

    Sipas saj, rusët janë të brengosur me retorikën radikale të përdorur nga shqiptarët e Kosovës pas fitores së Vetëvendosjes dhe si duket presin edhe reagim nga perëndimorët për këto “provokime” siç i quajnë.

    As kjo qasje nuk i befasoi vendorët që thonë se Rusia i konsideron partitë shqiptare nacionaliste, derisa MPJ i kujton Rusisë se të gjitha partitë shqiptare në Kosovë kanë orientim të qartë pro-perëndimor dhe euro-atantik.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka shpjeguar në seancën e Kuvendit arsyet pse partia e saj nuk ka mbështetur...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka thënë se ishin partitë opozitare ato që nuk deshën zgjidhje për të shkuar para me...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas përfundimit të seancës së 54-të konstituive ka thënë se “çka t’i themi Avni Deharit”, ishte pyetja...
    Të tjera
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, e ka konfirmuar takimin e sotëm me presidenten e vendit, Vjosa Osmani. Limaj tha se në takim...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetja më e re e Kuvendit të Kosovës, Sala Jashari nga radhët e PDK-së, ka deklaruar se asnjë i ri apo e...
    Lajme26 Korrik 2025
    Pak para seancës, deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, ka denoncuar një tjetër incident, duke thënë se është përballur me një burrë që...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka ripërsëritur qëndrimin e tij se do ta votonte kandidatin e VV-së për kryetar kuvendi vetëm në...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetja e zgjedhur nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku është deklaruar para seancës së natës që mbahet në tentativën...
    Lajme26 Korrik 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas shpërthimit të qindra vatrave zjarri në komuna të ndryshme të vendit, duke i cilësuar...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.