Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, ka bërë të ditur se ende nuk kanë të dhëna për ndonjë bashkombës që mund të jetë prekur nga tërmeti në Izmir të Turqisë.
Mirëpo, Haradinaj, nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në ‘Twitter’, ka thënë se identiteti i viktimave ende nuk është konfirmuar.
“Deri tani, nga komunikimet e vazhdueshme të Ambasadës sonë @KosovoInAnkara nuk kemi të dhëna për ndonjë bashkëkombës tonin që mund të jetë prekur nga fatkeqësia e sotme në Izmir, ndonëse identiteti i viktimave ende nuk është konfimuar! @IlirDugolli”, tha Haradinaj.
Ndërkaq, ajo postimit të saj ia ka bashkëngjitur edhe një fotografi të Ambasadës së Kosovës në Ankara, e cila tregon se ku të drejtohen qytetarët e Kosovës në rast se kanë nevojë për ndihmë.
Deri tani, nga komunikimet e vazhdueshme të Ambasadës sonë @KosovoInAnkara nuk kemi të dhëna për ndonjë bashkëkombës tonin që mund të jetë prekur nga fatkeqësia e sotme në Izmir, ndonëse identiteti i viktimave ende nuk është konfimuar! @IlirDugolli https://t.co/hbnKFcJ9BO pic.twitter.com/oIYqIZWWxG
— Meliza Haradinaj (@MelizaHaradinaj) October 30, 2020