×
  • Lajme
  • Lajme

    MPB: Nuk kemi marrëveshje me Gjermaninë për njohje të patentë shoferëve

    FrontOnline
    14 Tetor 2020

    Njohja ndërkombëtare e patentë shoferëve të Kosovës, mbetet ende sfidë qytetarët e Kosovës të cilët jetojnë në vendet e ndryshme evropiane.Patentë shoferët e lëshuar në Kosovë, në shumë vende të Bashkimit Evropian nuk njihen, dhe si rezultat i kësaj shumë bashkëatdhetarë obligohen që të rimarrin një leje të re për vozitje në shtetin që jeton.Ani pse është thënë se shteti i Gjermanisë mund të filloj bashkëpunimin institucional për njohjen e patentë shoferëve të Kosovës, një gjë e tillë tani për tani nuk do të ndodhë.

    Ministria e Punëve të Brendshme, ka bërë të ditur se ende nuk kanë ndonjë marrëveshje me shtetin gjerman për njohje të patentë shoferëve.

    “Nuk kemi marrëveshje për njohjen reciproke për patentë shoferë me Republikën e Gjermanisë në momentin që do të ketë marrëveshje do të njoftoheni”, thuhet në përgjigjen e MPB-së për Telegrafin.Ndryshe, në shkurt të këtij viti, ambasada e Kosovës në Gjermani ka sqaruar se autoritete gjermane kanë bërë një raport me statistikat për aksidentet dhe sigurinë në rrugë, mënyrën e kalimit të testeve dhe prodhimin e dokumentacionit në Kosovës, në bazë të të cilit raport do të merret edhe vendimi për patentë shoferë.

    “Gjatë takimeve të autoriteteve gjermane me disa prej Ministrave të Qeverisë së Kosovës dhe shikimi të të gjitha fushave që kanë të bëjnë me proces e marrjes së patentshoferëve- nga statistikat për aksidentet dhe sigurinë në rrugë, mënyra e kalimit të testeve, prodhimi i dokumentacionit dhe të gjitha fushat tjera që kanë të bëjnë me këtë proces- Kosova hyn në fazë të re në këtë proces thellësisht teknik. Një falënderim shkon për Agjensionin e Regjistrimit Civil dhe drejtuesit e saj për përkrahjen e pakursyer në këtë proces”, kishte sqaruar ambasada e Kosovës në Gjermani.Sot, Agjencia për Regjistrim Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka mbajtur ceremoninë e ndarjes së patentë shoferëve ndërkombëtarë. Gjashtë shpërndarjes së patentë shoferëve, Bajram Gecaj nga MPB-ja, tha se do të punohet me shtetet tjera që ky patentë shofer të njihet ndërkombëtarisht.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka njoftuar se pilotët e Forcave të Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë trajnimet në Bazën Ajrore të...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur “paçavure” doracakun e Edukatës Seksuale për të cilin tha se ka kërkuar nga kryetarët...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Kryeqytetit dhe disa komunave tjera, edhe ajo e Vitisë do të ndalojë përdorimin e Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” për...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se në zgjedhjet 9 shkurtit, ‘goditjen’ më të madhe Lëvizja Vetëvendosje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka thënë se janë të gatshëm të përballen me të gjitha sfidat e sigurisë, dhe se,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë kryesisht i vranët, ku pritet në zona të caktuara të ketë reshje të pakta shiu e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me thikë në Ferizaj, i cili ndodhi për shkaqe etnike.Kusari-Lila ka...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme...
    Vip14 Nëntor 2024
    Dalja e Gjestit nga shou më i madh televiziv shqiptar, Big Brother VIP Kosova, do të gëzonte disa prej banoreve brenda shtëpisë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.