Ministria e Punëve të Brendshme informon se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për parandalimin e coronavirusit.
Nga MPB thonë se në 24 orët e fundit janë regjistruar 665 shkelje në lidhje me masën për mbajtjen e maskës.
MPB ju bën apel qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, për të parandaluar sëmundjen COVID-19.