Ministria e Brendshme e Serbisë, ka bërë të ditur se është kapur një sasi e konsiderueshme e duhanit.
Lidhur me rastin mediat serbe raportojnë se në Shabac janë kapur 19 mijë 170 pako me duhan, prej të cilave 4 mijë janë me banderola të Kosovës.
Thuhet se sasia e duhanit është kapur në dy kamionë, të drejtuar nga E.P. (1989) nga Tutin, A.V. (1983) dhe P.B. (1979) nga Loznica.
Vlera e duhanit supozohet të jetë 6 milionë e 500 mijë dinarë apo 55 mijë e 526 euro.
Të dyshuarve iu është caktuar ndalim deri në 48 orë dhe ngarkohen për krimin e “trafikimit të ndaluar të produkteve të akcizës“, transmeton Klankosova.tv.