×
  • Lajme
  • Lajme

    MPB-ja bën thirrje për kujdes në përdorimin e fishekzjarrëve

    FrontOnline
    30 Dhjetor 2020

    Ministria e Punëve të Brendshme i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat dhe të kenë kujdes në përdorimin e fishekzjarrëve dhe mjeteve tjera piroteknike gjatë festave të fundvitit.

    Ndonëse në shumicat e komunave është ndaluar përdorimi i mjeteve piroteknike, MPB-ja ka thënë se shitja e fishekzjarrëve ka qenë e lejuar nga 19 dhjetori deri më 31 dhjetor, ndërsa përdorimi nga 26 dhjetori deri më 2 janar.

    ”Në mënyrë që të mos vijë deri tek rrezikimi i shëndetit, fishekzjarrët dhe mjetet tjera piroteknike duhet të përdoren vetëm nga të rriturit e po ashtu edhe shitja apo blerja duhet të bëhet nga personat e rritur dhe atë sipas kategorisë se fishekzjarrëve. Shitja, blerja dhe përdorimi i fishekzjarrëve është i ndaluar në rrugë publike, sheshe, vendbanime të dendura me ndërtesa dhe në të gjitha hapësirat e mbyllura, në afërsi të spitaleve, në mjetet e transportit të udhëtareve etj. Pas blerjes së fishekzjarrëve dhe mjeteve tjera piroteknike, konsumatorët duhet të jenë të përgjegjshëm dhe të sigurohen që këta artikuj të mos dëmtohen gjatë transportit dhe në shtëpi t’i vendosin në vend të sigurt ku fëmijët të mos kenë qasje. Luten qytetarët që para përdorimit të fishekzjarrëve të lexohen udhëzimet e përdorimit të vendosura në produkt. Me këtë rast, Ministria e Punëve të Brendshme i uron Vitin e Ri 2021 të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet nga MPB-ja./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme09 Nëntor 2024
    Një reagim bukur i rëndë i ka ardhur deputetit të VV-së, Mefail Bajqinovcit, nga Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku,...
    Lajme09 Nëntor 2024
    Blerta Deliu nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e luftëtarit të lirisë e pjesëtarit të FSK-së,...
    Lajme09 Nëntor 2024
    Bashkimi Evropian është në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Zyrtarët Publikë, i cili gjatë javës u dërgua për...
    Të tjera
    Lajme09 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Themelore dhe në bashkëpunim me inspektorë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kanë...
    Lajme09 Nëntor 2024
    Ka vdekur në një aksident ish-ushtari  i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Trupave të Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, Liman Musliu,...
    Sport09 Nëntor 2024
    Baseli ka shënuar fitore me rezultat të thellë 4-1 në udhëtim ndaj Yverdon-Sport në kuadër të javës së 14-të në elitën e...
    Vip09 Nëntor 2024
    Banori i Big Brother VIP Kosova, Gjesti duket të jetë tejet i lumtur me këngën që e ka shkruar brenda shtëpisë. Ai...
    Bota/Rajoni09 Nëntor 2024
    Një anije kërkimore spanjolle që heton ekosistemet detare është thirrur për të ndihmuar në gjetjen e afro 100 njerëzve që mendohen të...
    Lajme09 Nëntor 2024
    Marta Kos është konfirmuar si komisionare për Zgjerim. Sllovenja Kos do të pasojë hungarezin Oliver Varhelin. Javën e kaluar gjatë procesit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.