Reperi kosovar, Mozzik është një nga simpatizantët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Jo rrallë ai ka treguar hapur mbështetjen jo vetëm ndaj PDK-së, por edhe për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin e Kadri Veselin.
Sot teksa ky i fundit feston ditëlindjen, nuk ka munguar urimi nga reperi.
“Urime datëlindja Lul”, ka shkruar reperi.
Kujtojmë se Mozzik muaj më parë kishte shkuar për vizitë edhe në Hagë.