Reperi i njohur shqiptar, Mozzik këto ditë po qëndron në Arabinë Saudite nga ku nuk kanë munguar postimet e ndryshme.
Pas vizitës në vendin e shenjtë, Medinë, ai ka vazhduar udhëtimin e tij për në Mekë.
Gramoz Aliu (emri i plotë) ndau foto me fansat në rrjetet sociale nga qëndrimi i tij në qytetin e shenjtë të Mekës, ku shihet me veshjen e Ihramit teksa edhe bëri një shkrim.
Ai shkroi se është falënderues ndaj Zotit dhe të gjitha sprovat që i ka kaluar ndërsa edhe dha një mesazh për fansat e tij.
“Faluni, besoni në Zot dhe lutuni”, ka shkruar ndër tjera Mozzik.
Kujtojmë që reperi çdo herë ka treguar se është besimtar i devotshëm i fes islame duke u munduar që të iu përmbahet disa prej shtyllave të fesë.
Më poshtë postimi i plotë i Mozzikut:
Kur mendoj a ka ndonjë ditë që nuk jam falënderuar Zotit për të mirat e shëndetin, realisht kishte shumë ditë, Zoti na faltë.
Po kur mendoj se sa jam i lidhur me Zot e sa besoj në të i zbutë të gjitha!
Zot faleminderit që më sprovove e vazhdon ende se ashtu i don ti robërit e tu, të fortë, të lidhur me ty.
Na prano lutjet në këtë vend të bekuar na fal gabimet na pastro shpirtin me të mira!
Beko familjarët tonë, shoqërinë tonë. Ja ku jam Zot pikërisht në vendin më të dashur tëndin, duke u lutur me shpresën që do mi pranosh lutjet si gjithëherë tjetër!
Dhe si mesazh që kisha dhënë dashtë Zoti dikush motivohet: Faluni faluni, besoni në Zot, lutuni, lutuni