×
  • Vip
  • Vip

    Mozzik konfirmon se është në një lidhje dashurie

    FrontOnline
    18 Gusht 2023

    Reperi nga Ferizaj, Mozzik, këto ditë ka qenë mjaft aktiv me postime në rrjete sociale.

    Ai së fundmi ka hedhur një fotografi në llogarinë e tij në InstaStory, me anë të cilës ka bërë po ashtu dhe një njoftim.

    Artisti shqiptar u ka treguar ndjekësve se nuk është më beqar, por pa zbuluar identitetin e vajzës që ia ka rrëmbyer zemrën.

    Foto: Screenshot/Instagram

    “Nuk jam beqar që 11 muaj… e dua atë”, ka qenë përshkrimi që 27 vjeçari ia ka vënë këtij postimi.

    Gramos Aliu (emri i vërtetë) ka ngacmuar shpesh ndjekësit me shkrime në lidhje me jetën e tij private.

    Foto: Screenshot/Instagram

    I njëjti vetëm pak muaj më parë theksoi se mund të martohet sërish këtë vit e gjithashtu edhe të bëhet baba.

    Kjo vjen pas lidhjes së re të ish-bashkëshortes së tij, Loredana Zefi me futbollistin e Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi.

    Foto: Screenshot/Instagram

    Të njëjtit konfirmuan lidhjen vetëm pak muaj më parë, ndonëse pati disa mesazhe tërthorazi edhe nga Mozziku.

    Kujtojmë që ish-çifti Mozzik dhe Loredana kanë bashkë një vajzë të quajtur, Hana.

    Për Stresin, Xhuli është spiune (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Vip15 Tetor 2024
    Xhemi Shehu prej disa sezonesh, ajo ishte moderatore e “Portokalli” ku fitoi zemrat e publikut përpos moderimit edhe me aftësitë si aktore...
    Vip15 Tetor 2024
    Sa ishte pjesë e BBVA 3, mediat rozë filluan thashethemet se moderatorja bukuroshe, Erjola Doci dhe reperi Azet kishin nisur një lidhje...
    Vip15 Tetor 2024
    Robert Berisha ka reaguar në rrjete sociale pas disa videove ku ishte duke kërcyer në dasmën e Adrit dhe Ilirianës. Muzikanti i...
    Të tjera
    Lajme15 Tetor 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se Serbia e ka shkelur Marrëveshjen për menaxhimin e përbashkët të pikave kufitare, duke...
    Lajme15 Tetor 2024
    Partia Demokratike  e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media, përcjell Gazeta Express. Konferenca do të mbahet në orën 14:30 në...
    Lajme15 Tetor 2024
    Komisioni për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, ka bërë një reagim rreth trajtimit siç thonë të padenjë nga ana e qeverisë...
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Ministri i deleguar i Francës për Çështjet Europiane, Benjamin Haddad tha se pati një “takim produktiv” me kryeministrin e Serbisë, Millosh Vuçeviq,...
    Kronika15 Tetor 2024
    Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj një serbi. Ai dyshohet për dy vepra penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Pjesëmarrja në turmë...
    Lajme15 Tetor 2024
    Ministria e Mbrojtjes ka publikuar një konkurs për kuzhinierë dhe staf tjetër përkrahës. Lajmin e kanë bërë publik në faqen zyrtare të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.