Reperi i njohur kosovar, Getinjo tashmë është njëri ndër banorët e shtëpisë së famshme të “Big Brother Vip Kosova”.
Getinjo pas hyrjes në shtëpi është komentuar mjaft shumë sa i përket deklaratave të tij brenda shtëpisë, shkruan Paparaci.
Së fundmi, ai është bërë viral me teorinë e tij duke thënë se toka është e sheshtë dhe jo e rrumbullakët.
Mirëpo, së fundmi reperi Mozzik i cili me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, ka publikuar një foto të vëllait të tij, Getinjos duke shkruar: “Shkollë”.
Kujtojmë se Getinjo është banori i parë që është futur në shtëpinë e BBVK-së, për të garuar për çmimin final 200 mijë euro.