Loredana Zefi ka kohë që i ka dhënë fund lidhjes me Mozzik por dyshja vazhdimisht përfliten në media dhe rrjete sociale.
Madje çdo deklaratë e tyre shihet me një sy tjetër dhe gjihmonë dyshimet e para shkojnë se janë dedikime apo thumba për njëri-tjetrin.
E tille ishte edhe deklarata e fundit e artistes, ku foli rreth martesës.
Në një video që reperja publikoi në TikTok, një ndjekës e ka pyetur nëse ajo “po mendon për martesë ose diçka të tillë.”
Dhe përgjigja e Loredanës ishte: “Unë kam fobi nga martesa vëlla.”
Dhe sigurisht kjo përgjigje e saj nuk ka si të mos lidhet me Mozzik dhe lidhjen e tyre me shumë ulje dhe ngritje.Çifti ishin kurorëzuar në ditën e ardhjes në jetë të vajzës së tyre Hanës, për t’u ndarë, ribashkuar e ndarë prapë.