Moza bint Nasser, gruaja e ish-emirit të Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani, ka mahnitur me paraqitjen e saj në mbylljen e Kampionatit Botëror në Katar.
Për këtë rast ajo ka zgjedhur një këmishë, një fund të zi, një pelerinë unike dhe taka.
Hixhabi i bardhë theksoi më tej bukurinë e fytyrës së saj.
Ajo u bë e njohur për publikun botëror për veshjet e veçanta dhe shumë e quajnë mbretëresha e stilit.
“Ndërsa Kampionati Botëror po përfundon, ne po realizojmë një ëndërr që shumë e konsiderojnë të paarritshme. Ne ishim mikpritës të mirë të një turneu historik. Përgëzoj kombëtaren e Argjentinës, fituesit e Kupës së Botës”, shkroi ajo në Instagram.
Kujtojmë se në hapjen e turneut, Moza u shfaq me një fustan Prada, të cilin e kishte veshur për herë të parë në vitin 2010, kur vendi i saj aplikoi për rolin e nikoqirit të këtij evenimenti sportiv. Fustani ishte bërë me porosi nga shtëpia italiane e modës dhe ishte frymëzuar nga koleksioni pranverë/verë i vitit 2007.
Magjepsja e saj me modën ndikoi gjithashtu edhe në vendimet biznesore. Përkatësisht, në vitin 2010, familja mbretërore e Katarit bleu dyqanin ikonë të mallrave Harrods në Londër për 1.7 miliard dollarë. Dy vjet më vonë, ata blenë shtëpinë italiane të modës Valentino për më shumë se 857 milionë dollarë.