×
  • Sport
  • Sport

    Juventusi e aprovon buxhetin 2023/24 me afër 200 milionë euro humbje

    FrontOnline
    08 Nëntor 2024

    Juventusi ka konfirmuar se klubi ka pësuar humbje prej 199.2 milionë euro gjatë vitit financiar më të fundit, por ka ulur borxhet e klubit me rreth 100 milionë euro pas përfundimit të mbledhjes vjetore të aksionarëve të klubit të enjten.

    Në këtë mbledhje në Torino morën pjesë 265 aksionarë, së bashku me disa ekzekutivë të njohur të Juventusit, përfshirë presidentin Gianluca Ferrero, CEO-n Maurizio Scanavino dhe legjendën e klubit Giorgio Chiellini, i cili së fundmi është rikthyer në klub si përgjegjës për marrëdhëniet institucionale në futboll.

    Buxheti i Juventusit për vitin 2023-24 u miratua me 99.2% të aksionarëve të pranishëm. Klubi ka konfirmuar humbjet prej 199.2 milionë eurosh. Scanavino bëri të qartë se klubi kishte pësuar një rënie të të ardhurave prej rreth 130 milionë eurosh për shkak të mospjesëmarrjes në Champions League apo ndonjë garë tjetër europiane sezonin e kaluar.

    Të ardhurat totale të klubit ishin rreth 395 milionë euro për 2023-24, dhe pritet që ato të rriten vitin e ardhshëm pas kthimit të Juventusit në Champions League.

    Gjithashtu është konfirmuar se borxhet e klubit aktualisht janë rreth 242 milionë euro, që është ulje prej gati 100 milionë euro krahasuar me shifrën e vitit të kaluar, që ishte 329 milionë euro.

    Nga Rubrika
    Sport08 Nëntor 2024
    Të mërkur u mbyll xhiroja e katërt e fazës së ligës në Ligën e Kampionëve. Viktor Gyokeres u zgjodh lojtari më i...
    Sport08 Nëntor 2024
    Viktor Gyokeres është zgjedhur futbollisti më i mirë i xhiros së katërt në Ligën e Kampionëve. Ylli i Sportingut shënoi hat-trik në...
    Sport08 Nëntor 2024
    Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e sontme në Ligën e Evropës, në kuadër të javës së katërt. Manchester United arriti fitoren e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni08 Nëntor 2024
    Policia holandeze ka arrestuar 57 persona në qendër të Amsterdamit pas përleshjeve, ku thuhet se janë përfshirë të rinj vendas dhe tifozë...
    Bota/Rajoni08 Nëntor 2024
    Anija italiane “Libra”, e përdorur nga Qeveria e Giorgia Melonit për të transferuar emigrantë në qendrat e diskutueshme të ndalimit në Shqipëri,...
    Bota/Rajoni08 Nëntor 2024
    Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Trump njoftoi se menaxherja e fushatës së tij Susie Wiles do të shërbejë si shefe e stafit...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Ferat Shala, Kryetari i Komisionit për Ekonomi, është deklaruar për gjendjen e sektorit energjetik në Kosovë, duke e cilësuar atë si jashtëzakonisht...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot, me fillim nga ora 13:30. Në rend dite janë disa pika, ndër të cilat...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Behgjet Pacolli, deputet i AKR-së, ka publikuar një fotografi nga nata e festës së Donald Trumpit për rizgjedhjen e tij si president...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.