Gigi dhe Bella Hadid kanë pozuar pothuajse të zhveshura për fushatën e re të shtëpisë së modës Versace. Ata janë fotografuar duke mbajtur një mollë dhe çanta Mini Medusa, të cilat kushtojnë më shumë se dy mijë dollarë. Fotot u frymëzuan nga historia se si gjarpri e bindi Evën të kafshonte mollën dhe më pas t’ia jepte Adamit.
Ata ishin, sipas besimit fetar, burri dhe gruaja e parë e krijuar nga Zoti. Sipas tregimit, një gjarpër është mbështjellë rreth këmbës së Bellës. “Perëndeshat e mia Versace”, shkroi Donatella Versace, drejtoreshë e shtëpisë së lartpërmendur të modës. Ajo u bë drejtoreshë pasi vëllai i saj Gianni Versace vdiq në vitin 1997.
“Familja është gjithmonë në qendër të çdo gjëje që bëj dhe kjo është arsyeja pse zgjodha Bella dhe Gigi. Ato janë një shembull i lidhjes simotërore”, tha Donatella për Daily Mail./FrontOnline/