Policia e Kosovë ka bërë të ditur se është arrestuar e dyshuara femër kosovare (e mitur) pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht motrën e saj
“Mitrovicë 02.10.2020-14:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare (e mitur) pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht motrën e saj viktimë femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa e dyshuara pas intervistimit në prezencën e punëtorit të qendrës sociale me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin 24 orësh të PK-së./Front Online/