Cheryl Cole është një nga këngëtaret më të suksesshme britanike, dhe pasuria e saj vlerësohet në 305 milionë funte.
Por, përkundër faktit se ajo ‘mund të lahet me para’, vëllai i saj është i pastrehë dhe detyrohet të lypë në rrugë. Andrew Tweedy tani ka zbuluar për mediat britanike se ai nuk ka folur me motrën e tij për vite me radhë dhe se ajo ndoshta nuk e di as cila është gjendja e tij për momentin, transmeton FrontOnline.
“Unë jam duke lypur këtu për tre muaj dhe më ka thyer zemrën. Kam shumë krenari. Nuk duhet të jem këtu me familjen që kam. Është e tmerrshme”, tha ai për The Sun. “Asnjëri prej tyre nuk më thërret. Edhe pse Cheryl nuk po më ndihmon, ajo është ende familja ime. Ajo ndoshta as nuk e di që jam në rrugë. Unë nuk e fajësoj atë fare, kjo është më e ulëta që munda bie”, shtoi ai.
Ai aktualisht jeton në një tendë në një qytet anglez me një mik që takoi në rrugë dhe mbeti i pastrehë pasi u nda me një vajzë në fillim të këtij viti. Ai ka një histori problematike pas tij për shkak të varësisë nga alkooli dhe droga, por edhe për shkak të sjelljes së dhunshme. Ai mori pjesë në grabitjen e tij të parë në 1996 kur ishte vetëm 13 vjeç, dhe më pas u vendos në një institucion korrektues për gjashtë vjet për sulmin ndaj dy studentëve.
“Cheryl dëshiron të më ndihmojë, por unë kam dështuar shumë. E di që e thyej zemrën e saj, por nuk jam aq i fortë sa të kujdesem për veten. Unë qaj kur mendoj se po e lëndoj motrën time aq shumë. Unë i thash asaj se duhet të ketë turp për mua, por ajo më do dhe nuk dëshiron të heqë dorë nga unë”, tha ai në vitin 2008./FrontOnline/