Këngëtarja e njohur shqiptare, Fifi është komentuar shumë gjatë rrugëtimit të saj në “Big Brother VIP”.
E më së shumti është komentuar raporti i saj me Granitin.
Por si duket kjo histori është rikthyer sërish në vëmendje nga motra e ish banorit, Genta Cana.
Ajo ishte e ftuar në emisionin e Robert Berishë, ku edhe kanë diskutuar rreth vëllaut të saj, dhe nuk mund të shmangej edhe Fifi.
Genta u shpreh se Fifi “ndoshta edhe nuk e ka dashur” Granitin pasi sipas saj u krijuan disa pikëpyetje.
Biseda mes Robertit dhe Gentës:
Genta Cana: Kam dashur ta shikoj, duke e njohur edhe çfarë tipi është, e don skena e duan edhe gjëra të tjera…
Robert Berisha: E donte edhe Fifi!
Genta Cana: E donte, e donte, po më duket se edhe ndoshta nuk e ka dashur sepse u krijuan disa pikëpyetje. Ata i dinë punët e tyre më mirë, sepse unë nuk guxoj të përgjigjem për asgjë sepse mi marrin për keq.
Ndryshe, Fifi është në një lidhje dhe është duke e shijuar në maksimum.