Drama nuk ndodh vetëm brenda katër mureve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ajo vazhdon edhe jashtë, në rrjetet sociale, aty ku një follow ose një unfollow mund të peshojë shumë.
Kësaj radhe, protagonistja është Egli, e cila pas rikthimit të saj në shtëpi ka ndryshuar qasjen ndaj Gjestit.
Dhe nëse në shtëpi kjo është përkthyer në një sjellje më të ftohtë dhe një gjuhë të ashpër ndaj tij, jashtë ka pasur pasoja të tjera: motra e Gjestit ka vendosur të mos e ndjekë më në Instagram.
Dhe si për ta bërë këtë më pikant, Egli ende e ndjek atë.