Ajo erdhi për të surprizuar vëllaun e saj, ndërsa Arbana e pyeti edhe për mendimin e saj për Einxhel, të cilin ajo refuzoi ta thotë.
Refuzimi erdhi për shkak se Dj Dagz nuk deshi të përfshiheshin persona të tjerë në vendimet e tij e motra e respektoi këtë vendim.
Gjithsesi, për këtë refuzim i ka ngelur hatri Einxhelit, e cila sonte e mori përgjigjen e Aurorës.
Përmes një videomesazhi, motra e Dj Dagz u shpreh mbështetëse ndaj Einxhel, duke thënë se i mbështet femrat e forta si Einxhel.
“Une gjithmonë jam përkrahëse e femrave të forta, ndër to femra të shoh edhe ty”, ishin fjalët e motrës së Dagzit, Aurorës.