Banori i Big Brother VIP Kosova, Arioni, ka përjetuar një moment prekës dhe të paharrueshëm gjatë një surprize të organizuar nga produksioni.
Në dhomën e surprizave, ai u takua me motrën e tij, Rritën, në një skenë plot emocione dhe mbështetje familjare.
Rrita, e cila ndodhej përballë tij, shprehu krenarinë për lojën e Arionit brenda shtëpisë së famshme. Ajo i dha një mesazh të fuqishëm motivues, duke e siguruar se e ka mbështetjen e plotë të familjes.
“Mos i harro qëllimet e tua!” – ishte një nga këshillat e saj kryesore për Arionin, duke e inkurajuar të vazhdojë të luajë me vendosmëri dhe integritet.
Rrita nuk la pa përmendur edhe Dianën, partneren e Arionit në shtëpi, duke i thënë se familja e tyre e vlerëson dhe e do shumë.
Ky moment jo vetëm që ngrohu zemrat e banorëve të tjerë dhe shikuesve, por gjithashtu i dha Arionit një shtysë emocionale të rëndësishme për të vazhduar rrugëtimin e tij në formatin gjigant të Big Brother VIP Kosova.