Jamie Lynn Spears, motra e këngëtares Britney Spears, postoi një mesazh në InstaStory duke kërkuar që të ndalonin të gjithë ata nga të cilët ajo merr kërcënime me vdekje, transmeton FrontOnline. “Përshëndetje, unë respektoj të drejtën e secilit për t’u shprehur. Por a mund të ndalojmë së kërcënuari me vdekje, veçanërisht kundër fëmijëve?”, shkroi ajo në një postim. Mirror shkruan se mesazhet që merr Jamie Lynn erdhën pasi Britney tha se donte të padiste të gjithë familjen e saj dhe u lut në gjyq se donte që babai i saj Jamie Spears të ndalonte së qeni kujdestari i saj. Shumica e akuzuan motrën e këngëtares për përfitime nga pasuria e Britney.
Jamie theksoi se i uron motrës vetëm lumturi dhe se gjithmonë e ka mbështetur dhe se do të vazhdojë ta bëjë në të ardhmen. “Unë kurrë nuk kam folur për këtë sepse kam menduar që motra ime duhet ta bëjë atë vetë. Nuk më intereson nëse Britney dëshiron të ikë në pyll dhe të ketë një miliard fëmijë dhe pastaj të kthehet dhe të dominojë botën. Unë nuk përfitoj nga kjo situatë nuk më prek në asnjë mënyrë sepse unë thjesht dua që motra ime të jetë e lumtur”, pohon Jamie./FrontOnline/