Një motoçiklist është lënduar pas përplasjes së fortë me një automjet, në aksin rrugor Fier – Kraps.
Incidenti ndodhi mbrëmjen e së dielës, ndërsa në vendin e ngjarjes doli policia dhe ambulanca e cila të lënduarin e transportoi me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier.
Pacienti është jashtë rrezikut për jetën, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, raporton A2 CNN