Një motoçiklist dhe pasagjeri që ishte me të, janë lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Drenas.
Incidenti ka ndodhur në fshatin Qikatovë e re, rreth orës 17:00.
Rastin për Front Online e ka konfirmuar, zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 17:00, në fshatin Qikatovë e re të Drenasit , ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit janë lënduar rëndë dy persona (motoçiklisti dhe një pasagjer). Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, rasti po hetohet nga njësiti i trafikut”, ka thënë ajo.