Motoçiklistët nga Prishtina prej grupit “Enduro Leaders” kanë zënë vendin e parë në garat e zhvilluara në Maqedoninë e Veriut.
Vendin e parë e zuri Kushtrim Prokorogja, derisa vendin e dytë Petrit Lushtaku, shkruan FrontOnline.
Motoçiklizmi dhe në veçanti garat e motocrosss dhe enduro po përhapen çdo ditë e më shumë në vendin tonë, Kosovë.
Ky sport bashkon të gjithë të pasionuarit, pa marrë parasysh përkatësin shtetërore apo edhe ajo fetare./FrontOnline/