Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka dhënë një lajm të mirë për punëtorët shëndetësor, duke bërë me dije se janë ekzekutuar pagesat shtesë bazuar në vendin e Qeverisë, sipas obligimeve të dala nga Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19.
Postimi i tij i plotë:
Të nderuar mjekë, infermierë dhe staf mbështetës,
Kam kënaqësinë t’ju informoj se janë ekzekutuar pagesat shtesë për të punësuarit në institucionet publike shëndetësore, në tre nivelet e kujdesit shëndetësor: primar, sekondar dhe terciar, bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës sipas obligimeve nga Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19.
Për mjekët shtesa është 250 euro në muaj, për infermierët 150 euro, kurse për stafin mbështetës nga 100 euro për muaj. Për mjekët dhe infermierët, pagesat janë bërë për muajin shtator dhe tetor, ndërsa për stafin mbështetës për muajt korrik, gusht, shtator dhe tetor.
Shpreh falënderimin ndaj Kryeministrit Hoti dhe Qeverisë për trajtimin me prioritet të kësaj çështjeje, njëherësh shpreh respektin e thellë për punën tuaj në shërbim pacientëve dhe do të vazhdoj t’ju mbështes dhe krijojë mundësi për punë sa më efektive!.