×
  • Lajme
  • Lajme

    Moti për pesë ditët e ardhshme në Kosovë

    FrontOnline
    24 Mars 2025

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka dhënë parashikimin për motin në Kosovë për pesë ditët e ardhshme.

    Ky institut thotë se do të ketë reshje të konsiderueshme dhe përmirësim i kushteve agrometeorologjike.

    Më poshtë parashikimi i Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës

    Pas një periudhe të gjatë pa reshje, java e ardhshme pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të deficitit të reshjeve që ka vazhduar që nga muaji shkurt. Reshjet do të jenë të konsiderueshme, kryesisht në formë shiu në viset e ulëta, ndërsa në zonat malore pritet që reshjet të shoqërohen edhe me borë.

    Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë përmirësim gradual. Megjithatë, në disa zona me infrastrukturë të dobët ekziston mundësia për vërshime të shpejta për shkak të intensitetit të reshjeve.

    Era do të jetë e pranishme nga drejtimi jugperëndimor dhe verilindor, me shpejtësi mesatare dhe, lokalisht, të fortë.

     E Hënë, 24. Mars 2025

    Moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell.Vranesirat vende-vende mund te sjellin riga te dobeta shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3C deri në 6°C, ndërsa ato maksimale nga 16°C deri në 19°C. Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi 1-4 m/s.

     E Martë, 25. Mars 2025

    Parashikohet mot me diell dhe vranësira të shpërndara.Vranesirat mund te sjellin riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të zbresin nga 4°C deri në 7°C, ndërsa maksimalet nga 15°C deri në 18°C. Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperendimit.

     E Mërkurë, 26. Mars 2025

    Do të mbajë mot i vranët dhe me kushte per riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 °C deri në 7°C, ndërsa maksimalet nga 13°C deri në 16°C. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga jugperendimi.

     E Enjte, 27. Mars 2025

    Moti parashikohet i vranët dhe me intervale me diell . Vende-vende parashihen kushte për riga shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3°C deri në 6°C, ndërsa ato maksimale nga 9°C deri në 13°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-11 m/s.

     E Premte, 28. Mars 2025

    Moti do të jetë i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3°C deri në 6C, ndërsa maksimalet nga 7°C deri në 11°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë nga drejtimi i veriperendimit.

     

    Nga Rubrika
    Lajme26 Mars 2025
    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka marrë sot pjesë në një diskutim të Organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, ku është folur për...
    Lajme26 Mars 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Republika e Kenias ka njohur sot Kosovën. Osmani, ka falëneruar presidentin e Kenias, Ruto...
    Lajme26 Mars 2025
    Ish-ministri i Jashtëm, Petrit Selimi, ka reaguar pas njohës së Kosovës si shtet i pavarur nga ana e Kenia-s, duke e cilësuar...
    Të tjera
    Lajme26 Mars 2025
    88 noterë do të fillojnë ushtrimin e detyrës që nga 7 prilli i këtij viti. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se...
    Lajme26 Mars 2025
    Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se Kenia e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Pacolli shkruan se Kenia është një nga...
    Lajme26 Mars 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përkujtuar sot në 26-vjetorin e vrasjes viktimat e regjimit serb në Krushë të Madhe. “Në Krushë...
    Lajme26 Mars 2025
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur të veprojë për dyshimet për manipulime në votat me postë. Prokuroria e ka autorizuar Policinë të...
    Lajme26 Mars 2025
    Deputeti i zgjedhur i VV-së, Driton Hyseni, ka bërë me dije se partia e tij nuk bën kompromise me postin e kryeministri...
    Lajme26 Mars 2025
    Për herë të dytë, Serbia ka ndaluar Ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku, të vizitojë Preshevën. Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, e ka...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.