Edhe gjatë ditëve në vazhdim mbi vendin tonë do të vazhdojë të mbajë mot i qëndrueshëm shkruan Prishtina Weather, raporton Gazeta Blic.“22.10.2020 – Mëngjesi i ftohtë, në vise të ulëta me mundësi për mjegull/mjegullinë, vende-vende edhe për ngrica të lehta. Gjatë ditës kthjellët dhe me diell.
Temperaturat në vise të ulëta 3C deri 20C, e në vise malore 4C deri 18C. Era do të fryj e lehtë nga jugperëndimi 1-4m/s, e në Dukagjin drejtimesh të ndryshme. Indeksi UV: 3”
Njoftimi i plotë:
21.10.2020 – Ditën e enjte vazhdon të mbetet situatë e njëjtë meteorologjike. Do të mbajë mot kryesisht me diell, orëve të mëngjesit ftohtë, me mjegull/mjegullinë përreth viseve të ulëta.
Ditëve në vijim temperaturat parashihet të shënojnë rritje, maksimalet edhe mbi 20C.
Mot kryesisht i kthjellët parashihet të mbajë deri ditën e shtunë, kur pritet shtim i vransirave, e vonë në mbrëmje dhe gjatë natës priten edhe reshje të dobëta shiu, të cilat herë pas here vazhdojnë edhe ditën e diel.
Kushtet stabile të motit po mbajnë ndotësit ajror më të koncentruar pranë sipërfaqes tokësore, kështuqë edhe nesër vlerat e cilësisë së ajrit kohëpaskohe mund të kalojnë në vlera të pashëndetshme.
22.10.2020 – Mëngjesi i ftohtë, në vise të ulëta me mundësi për mjegull/mjegullinë, vende-vende edhe për ngrica të lehta. Gjatë ditës kthjellët dhe me diell. Temperaturat në vise të ulëta 3C deri 20C, e në vise malore 4C deri 18C. Era do të fryj e lehtë nga jugperëndimi 1-4m/s, e në Dukagjin drejtimesh të ndryshme. Indeksi UV: 3.