Situatë e paqëndrueshme meteorologjike do të vijojë edhe këtë javë.
IHMK paralajmëron se në fushat barike do të ketë luhatje me tendencë të rritjes, derisa në fushat termike pritet rënie në të dy vlerat ekstreme.
Reshjet e shiut dhe të borës prej sot, hënë, do të jenë me intensitet më të dobësuar. Sasitë e reshjeve më intensive janë paraqitur në Dukagjin kurse në juglindje dhe në lindje të vendit sasitë e reshjeve janë dyfish më pak.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri 0 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë celsius.
Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.