Me mot relativisht i ngrohtë ka nisur muaji shkurt. Situatë e ngjashme meteorologjike do të vazhdoj edhe gjatë gjithë javës.
Mëngjeset do të jenë me reshje shiu, ku gjatë ditës pritet të ketë kthjellime dhe rritje të temperaturave maksimale mbi vlerat e mesatareve.
Temperaturat minimalet do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-14 gradë Celsius.
Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të prezencës aktive të elementeve meteorologjike. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-11m/s.