×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Moti i ligë në Itali – një viktimë dhe qindra të evakuuar

    FrontOnline
    18 Prill 2025

    Një valë moti ekstrem ka përfshirë Italinë qendrore dhe veriore, duke shkaktuar përmbytje të shumta, rrëshqitje dheu dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Medita italiane bëjnë të ditur se situata më kritike paraqitet në rajonin e Piemontes, ku është shpallur alarm i kuq në mbi 100 komuna.

    Në Monteu da Po, afër Torinos, një 92-vjeçar humbi jetën i mbytur në shtëpinë e tij për shkak të përmbytjes së lumit lokal.

    Rreth 150 persona janë evakuuar në Borgosesia pasi lumi Po dhe disa përrenj të tjerë kanë tejkaluar nivelet e sigurisë. Ndërkohë, reshjet e dendura kanë shkaktuar përmbytje të mëdha dhe bllokim të rrugëve në shumë zona të tjera të Piemontes, përfshirë Biella dhe Verbania, ku janë ndërmarrë mbi 300 operacione shpëtimi nga zjarrfikësit.

    Në Luginën e Aostës, situata është po ashtu kritike: gjysma e komunave janë pa energji elektrike dhe lidhjet telefonike janë ndërprerë. Rrugë rajonale janë mbyllur për shkak të shembjeve dhe trafiku është ngadalësuar ndjeshëm.

    Në Milano, era e fortë dhe shiu kanë detyruar autoritetet të mbyllin parqet publike, ndërsa janë raportuar pemë të rrëzuara dhe dëme materiale. Një pemë ra në hyrje të një shkolle, që fatmirësisht ishte mbyllur për festat.

    Mot i keq në Itali, një viktimë dhe qindra të evakuuar

    Autoritetet rajonale kanë bërë thirrje për kujdes maksimal, ndërsa moti pritet të përmirësohet pas mesditës.

    Presidenti i rajonit Piemonte, Alberto Cirio, ka konfirmuar se orët e ardhshme janë vendimtare për stabilizimin e situatës.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Maj 2025
    Kreu i PD ka reaguar ndaj spekulimeve për mundësinë e dorëheqjes pas rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, duke theksuar se...
    Bota/Rajoni28 Maj 2025
    Prej disa ditësh, rrjetet sociale dhe mediat online janë pushtuar nga një moment i pazakontë mes presidentit francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortes...
    Bota/Rajoni27 Maj 2025
    Izraeli akuzon OKB-në se nuk ka mbledhur ndihmë humanitare që grumbullohet në kufirin e Gazës Koordinatori i Ministrisë së Mbrojtjes së Aktiviteteve...
    Të tjera
    Lajme27 Maj 2025
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Fitore Pacolli, i ka dalë në mbrojtje ministrit të Bujqësisë Faton Peci, pasi u intervistua nga Prokuroria...
    Sport27 Maj 2025
    Barcelona sot (27 maj) ka njoftuar se Lamine Yamal ka rinovuar kontratën me klubin deri në vitin 2031. Kontrata e re e...
    Lajme27 Maj 2025
    Analisti Azdren Shala, ka deklaruar ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësimor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i ka ndarë rrugë me Lëvizjen...
    Lajme27 Maj 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka hedhur akuza ndaj institucioneve të ndjekjes, duke thënë se qeveria Kurti po përballet me një...
    Lajme27 Maj 2025
    Kuvendi i Kosovës ka dalë me njoftim lidhur me punimet e seancës së sotme, të 22’ës me radhë në përpjekje për konstituimin...
    Lajme27 Maj 2025
    Eugen Cakollli nga KDI ka pyetur se nëse çdo hetim që prek pushtetin shpallet si “plan politik”, atëherë çka mbetet nga drejtësia....
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.