×
  • Kronika
  • Kronika

    Motelet, cak i hajnave në Kosovë

    FrontOnline
    29 Nëntor 2022

    Përveç shtëpive, bizneseve e lokaleve të ndryshme, hajnat tashmë kanë nisur ‘aksion’ edhe nëpër motele.Cak i tyre së fundmi ka qenë një motel në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ku kanë bërë kërdi, duke vjedhur pajisje të ndryshme nga dhomat e motelit, me ç’rast kanë shkaktuar edhe dëme të mëdha.

    Rasti është denoncuar në Polici nga pronari, i cili ka deklaruar se hajnat kanë depërtuar me forcë brenda në 15 dhoma të motelit, prej ku janë vjedhur televizorët.

    Dëmi që dyshohet të jetë shkaktuar, sipas informacioneve të para është 10 mijë euro.

    Mësohet se pronari ka deklaruar se nuk e di se si hajnat kanë arritur në brendësi, ku kanë vjedhur këto pajisje dhe se nuk ka dyshime te ndonjë person i caktuar.

    Si rezultat i denoncimit të rastit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit, raporton Sinjali, ndërkohë që janë ndërmarrë veprimet hetimore për të identifikuar të dyshuarit.

    Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen personat që dyshohen se kryen veprën.

    Nga Rubrika
    Kronika05 Nëntor 2024
    Policia në Mitrovicë, kanë realizuar kontrolle në katër shkolla të mesme. Qëllimi i këtij aksioni ka qenë parandalimi i bartjes dhe posedimit...
    Kronika05 Nëntor 2024
    38-vjeçar me inicialet K.K, u arrestua në Prizren nga policia. Ai akuzohet për vepren “Vrasje e rëndë në tentativë”. Personi në fjalë...
    Kronika05 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e një personi të dyshuar për “Ngacmim”, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tij,...
    Të tjera
    Lajme05 Nëntor 2024
    Kanë kaluar më shumë se 25 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë, por pasojat që lanë serbët janë ende prezente.  Gjatë...
    Bota/Rajoni05 Nëntor 2024
    Kandidatja për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris, gjatë ditës ka dhënë disa intervista për radio të ndryshme të...
    Bota/Rajoni05 Nëntor 2024
    Bitcoin po përballet me luhatje, në pritje të zgjedhjeve amerikane, por për disa ekspertë të tregut, ky është një zhvillim pozitiv për...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lutfi Haziri duke analizuar zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës(SHBA) mes Donald Trump dhe...
    Bota/Rajoni05 Nëntor 2024
    Autoritetet në Michigan kanë arrestuar një 25-vjeçar, Isaac Sissel, pas dërgimit të një kërcënimi të tmerrshëm ndaj FBI-së, ku prekte mundësinë e...
    Sport05 Nëntor 2024
    Tifozët e Liverpoolit kanë filluar të besojnë se “makina e Arne Slot” mund të godasë jackpot-in këtë sezon, me holandezin që e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.